Neymar i tërbon të gjithë, me këtë FOTO po zbulon klubin e ri?

Neymar i tërbon të gjithë, me këtë FOTO po zbulon klubin e ri?

08:27, 21/06/2019

Të gjithë po përflasin largimin nga PSG-ja por Neymar po shijon pushimet.

Pikërisht në momentin kur në Francë bën bujë lajmi mbi vullnetin e shprehur nga vetë presidenti i PSG-së, Al Khelaifi për të shitur Neymarin, është sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema ai që jep sinjalin e fortë mbi rikthimin e brazilianit në La Liga të Spanjës.

“Bomberi” i Real Madrid njëherësh sulmuesi i përjashtuar nga kombëtarja e Francës, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Instagram” ka shtuar aludimet e spekulimet mbi transferimin e Neymar te “Los Blancos”.

Ka mjaftuar një foto e francezit të Real Madrid me yllin brazilian të PSG të përqafuar, për të ngjallur sërish ëndrrat e tifozëve madrilenë, për një tjetër transfertë të bujshme, pas blerjes së Eden Hazard nga Chelsea.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco