E kryqëzojnë për krizën e Argjentinës

E kryqëzojnë për krizën e Argjentinës

17:17, 20/06/2019

Barazimi i Argjentinës ndaj Paraguait (1-1) në Copa America ka nxitur një lumë kritikash në drejtim të trajnerit Scaloni, që konsiderohet përgjegjës për situatën që po përjeton kjo përfaqësuese.

Por vetë tekniku heq peshën e përgjegjësisë nga vetja. Mes rezultateve zhgënjyese dhe performancës shqetësuese niveli i mbështetjes nga ana mediatike dhe e tifozërisë ka rënë ndjeshëm.

“Trajneri është përfshirë nga një konfuzion total, me zgjedhje autoselektive që nuk mund të jenë pjesë e një filozofie fituese”, shkruajnë mediat më të mëdha në Argjentinë.

I pakënaqur ka mbetur edhe sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez. “Nuk e kuptoj arsyen e zëvendësimit, mund të kisha vijuar lojën, nuk arrij dot ta besoj”, shpjegoi 21-vjeçari në përfundim të sfidës, duke iu kundërpërgjigjur vendimit, të padrejtë sipas tij, të trajnerit.

Shqetësimi i artikuluar nga sulmuesi i Interit është, në fakt, pak a shumë shqetësimi i të gjithë të apasionuarve të kësaj përfaqësueseje.

Scaloni e vrau këtë ekip pikërisht atëherë kur nisi të shfaqte shenja jete, ka humbur busullën.

Me pak fjalë, procesi i gjyqit më dyer të hapura ndaj të akuzuarit Scaloni ka nisur, duke vënë në diskutim real rinovimin e kontratës.

Në rast shkarkimi të trajnerit, do të ishte i 10-ti i larguar në 15 vitet e fundit në stolin e përfaqësueses bardhekaltër.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco