ZYRTARE/ Erik ten Hag rinovon me Ajaxin: Kemi pasur një vit fantastik

ZYRTARE/ Erik ten Hag rinovon me Ajaxin: Kemi pasur një vit fantastik

15:03, 20/06/2019

Erik ten Hag ka rinovuar kontratën me Ajaxin.

Në bazë të marrëveshjes, 49-vjeçari do të qëndrojë në krye të “harkëtarëve” deri në vitin 2020, ndërsa kontrata e vjetër i skadonte në fund të sezonit të ardhshëm, shkruan "BBC Sport", raporton SYRI.net.

"Kemi pasur një vit fantastik dhe duam të vazhdojmë sukseset" tha fillimisht ai.

"Do të jetë një punë e mirë për ta përsëritur, por do të vendosim përsëri qëllimet tona dhe do të shkojmë përsëri për rezultate pozitive", tha Erik ten Hag

Në këtë detyrë që nga 1 janari i vitit të kaluar, Ten Hag e mbylli sezonin duke fituar kampionatin dhe Kupën në Holandë, ndërsa në Champions preku gjysmëfinalet, ku ekipi nga Amsterdami u eliminua nga Tottenhami pas një humbjeje dramatike 2-3 në sekondat e fundit të shtesës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco