Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Situata kaotike, reagon drejtori i Vllaznisë: Kompletohemi brenda qershorit

Situata kaotike, reagon drejtori i Vllaznisë: Kompletohemi brenda qershorit

14:45, 20/06/2019

Ditët e fundit po flitet shumë rreth Vllaznisë dhe pozicionit të drejtorit sportiv, Engin Firat.

Përmes një deklarate për shtyp, drejtori sportiv Engin Firat, dëshiron të sqarojë pozicionin e tij dhe atë se çfarë po ndodh aktualisht tek Vllaznia.

DEKLARATË PËR SHTYP

Pas të gjitha spekullimeve në javët e fundit kam dashur të bëj të qarta disa pika. Ashtu siç e kemi lajmëruar edhe më parë, kemi përfunduar listën e transferimit për Vllazninë në fund të prillit. Pas përfundimit të kategorisë së parë, administratori Lici ka filluar të flasë me secilin nga lojtarët në veçanti. Përveç cilësisë së lojtarëve, administratori Lici dëshiron gjithashtu të jetë i sigurt për karakterin dhe anën financiare te tyre. Sepse ne nuk do të transferojmë lojtarët që janë shumë të shtrenjtë për buxhetin tonë. Disa transferta janë dakordësuar dhe ne shpresojmë që deri në fund të qershorit të përfundojmë të gjitha transfertat, duke përfshirë edhe trajnerin.
Sigurisht që askush nuk mund të presë deri në gusht për të vijuar me transfertat, sepse kjo do të shkatërronte Vllazninë. Ne jemi të sigurt se do të kemi një ekip të mirë në sezonin e ardhshëm, i cili nuk do të kalojë të njëjtin makth si 2 vjet më parë.
Për veten time, unë nuk jam problemi për Vllazninë dhe do ta mbështes administratorin Lici gjithë kohën. Për ta bërë gjithashtu të qartë për të gjithë, nuk kam interes të jem trajneri i Vllaznisë dhe nuk do të largohem për një klub tjetër në Shqipëri. Pasi Lici të përfundojë të gjitha transferimet, ne do të ulemi dhe do të flasim për të ardhmen dhe vijëmësinë e bashkëpunimit tonë.
Me respekt
FIRAT

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco