Sarri prezantohet tek Juventusi: Jam pjesë e klubit më të rëndësishëm në Itali

Sarri prezantohet tek Juventusi: Jam pjesë e klubit më të rëndësishëm në Itali

11:51, 20/06/2019

Maurizio Sarri mesditën e sotme prezantohet si trajner i ri i Juventusit.

Në një konferencë për mediat, tekniku italian ishte nën shoqërinë e drejtorit sportiv, Fabio Paratici.

Në fjalët e tij të para, Sarri shprehet i lumtur dhe deklaron se do të japë gjithçka për Juventusin, që sipas tij është klubi më i rëndësishëm në Itali.

“Te Napoli dhashë gjithçka, më pas vendosa të kaloja në Premier League, ku pata një eksperiencë fantastike. Juventusi është ekipi më i mirë në Itali për momentin dhe më ofruan rikthimin në Itali. Është kurorëzimi i një karriere të gjatë.

Ka qenë një udhëtim i gjatë me hapa të vegjël për mua. Tani jam te klubi më i rëndësishëm në Itali dhe ky është një tjetër hap para për mua pas eksperiencës me Chelsean. Për tri vite zgjohesha nga gjumi dhe mendoja si të triumfoja ndaj Juventusit, sepse ata ishin ekipi fitues. Dhashë 110% dhe përsëri nuk ia dola. Tani do jap gjithçka për këtë klub”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco