Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

CAS-i shtyn vendimin, reagon Takaj: Ju tregoj planin që kam për Skënderbeun

CAS-i shtyn vendimin, reagon Takaj: Ju tregoj planin që kam për Skënderbeun

11:16, 20/06/2019

Ardjan Takaj përpiqet të ruajë gjakftohtësinë, edhe pse Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) i dhuron surpriza si ajo e djeshmja, kur komunikoi se është shtyrë data e vendimit final për gjyqin me UEFA-n.

Presidenti i Skënderbeut është i kujdesshëm në gjërat që thotë, por nëse qëmton mes rreshtave të deklaratës që jep për “Panorama Sport”, kupton se jo vetëm që shpresat janë të mëdha për ta fituar gjyqin, por i “shpëton” edhe fraza që i bën të ëndërrojnë tifozët korçarë:

“Skënderbeu nuk do të bëjë asnjë lëvizje në dalje pa marrë vendimin. Më pas do të afrohen shumë lojtarë dhe do të rikthehet Skënderbeu pretendent për Europë…”. Natyrisht Takaj nuk kërkon ta kalojë masën me euforinë dhe është fare i sinqertë kur pohon se Skënderbeu i tij nuk ishte gati për Europë këtë sezon dhe në njëfarë mënyre, më mirë që u vulos mospjesëmarrja në kompeticionet europiane këtë sezon.

President, KAS shtyn vendimin për në 12 korrik. Keni ndonjë koment?

Janë ata që vendosin. Na njoftuan sot (dje) në lidhje me caktimin e datës së re. Këto janë afate që i kanë ata në dorë. Ne presim vetëm vendimin. Për ne rëndësi ka që të fitojmë pafajësinë. Përveç kësaj, nuk është se kemi ndonjë dëshirë tjetër.

Kjo do të thotë se edhe këtë sezon Skënderbeu mbetet pa Europë?

Të them të drejtën, më mirë që ndodhi kështu. Nuk ishim gati për Europën këtë sezon dhe kjo nuk është për t’u fshehur. Skënderbeu nuk kërkon thjesht pjesëmarrjen në Europë. Ne kërkojmë që të vijojmë paraqitjet e mira në këtë kompeticion, ashtu siç kemi bërë në dy vite kur u bëmë pjesë e grupeve. Ne këtë vit nuk do të kishim mundësi që të ecnim në të njëjtat ritme për shkak se do gjendeshim të papërgatitur. Kështu që Europa për ne këtë sezon nuk është se na lë peng të madh. E përsëris, për Skënderbeun nuk ka rëndësi thjesht pjesëmarrja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco