Lëvizje në merkato/ Juventusi shet zyrtarisht sulmuesin e talentuar

Lëvizje në merkato/ Juventusi shet zyrtarisht sulmuesin e talentuar

10:28, 20/06/2019

Klubi i Bolognës ka vendosur të ushtrojë të drejtën blerjes së sulmuesit anësor Riccardo Orsolini nga Juventusi, duke paguar shifrën prej 13 milionë eurosh që ishte parashikuar në formulën e huazimit verën e kaluar.

Aktualisht sulmuesi është i impenjuar me Kombëtaren Italiane U21, ndërsa në ditët në vijim pritet të shkojë në zyrat e klubit për të nënshkruar një kontratë 5-vjeçare.

“Juventus Football Club njofton se Bolonja ka ushtruar të drejtën e opsionit për blerjen përfundimtare të drejtave të regjistrimit të lojtarit Riccardo Orsolini për një shumë prej 15 milion € për t'u paguar në tre vite”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit të Juventusit.

Nga ana tjetër, klubi bardhezi nuk ka preferuar të heqë dorë përfundimisht nga kartoni i sulmuesit të talentuar, që shpërtheu nën drejtimin e Sinisa Mihajloviç dhe ka ruajtur të drejtën e riblerjes për shifrën e 23 milionë eurove.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco