Transferta e bujshme e Contes, sulmuesi arrin marrëveshjen me Interin. Ja detajet...

Transferta e bujshme e Contes, sulmuesi arrin marrëveshjen me Interin. Ja detajet...

10:18, 20/06/2019

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku ka rënë dakord të largohet nga Manchester Unitedi për t’u transferuar te Interi.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, Lukaku ka arritur marrëveshjen me vlerë prej 180 mijë sterlinash në javë për t’u bashkuar me klubin nga Serie A.

Sulmuesi belg tani mund të largohet nga Manchester United, por klubi italian duhet të paguajë 75 milionë sterlina ose e thënë ndryshe 85 milionë euro.

Lukaku ka humbur vendin e tij të titullarit në “Old Trafford” dhe Ole Gunnar Solskjaer nuk e ka në planet për të ardhmen.

26-vjeçari ka arritur një marrëveshje në parim me Interin që do të hyjë në fuqi kur të arrihet edhe marrëveshja midis klubeve.

Paga prej 9 milionë sterlina në vit është e njëjta nga ajo që mund të merrte nëse do të qëndronte te “Djajtë” sezonin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco