Kupa e Amerikës/ Messi flet për mundësinë e eliminimit të Argjentinës në fazën e grupeve

Kupa e Amerikës/ Messi flet për mundësinë e eliminimit të Argjentinës në fazën e grupeve

09:25, 20/06/2019

Lionel Messi është i bindur se Argjentina do ta mposhtë Katarin në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Amerikës, por shtoi se eliminimi në këtë fazë do të ishte një “çmenduri” për bardhekaltrit.

“Albiçelestët” morën pikën e parë në Grupin B pasi barazuan 1-1 përballë Paraguait duke ndërlikuar situatën e kualifikimit.

“Unë e shoh skuadrën të bindur se do të fitojmë ndeshjen e radhës. Ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi. Sinqerisht, është problem të mos e marrësh fitoren që na duhet për ta bërë hapin e radhës”, ka thënë Messi.

“E dinim se kjo do të ishte e vështirë, jemi ende në kërkim në grupin më të mirë, për paraqitjen më të mirë që mund të na ndihmojë të rritemi. Në minutat e parë të ndeshjes, ne e menaxhuam lojën mirë. Pas golit, e prishëm pak. Në pjesën e dytë, dhamë gjithçka dhe e morëm barazimin. Skuadra është e lënduar nga kjo situatë sepse ne s’po arrijmë ta fitojnë një ndeshje dhe sot kjo ishte e rëndësishme.

“E dimë që duhet ta fitojmë ndeshjet tjetër për t’u kualifikuar. E dimë se do të jemi duke luajtur për jetët tona. Do të ishte çmenduri të mos kualifikoheshin nga faza e grupeve, kur në praktikë kualifikohen nga tri skuadra prej secilit grup. Nuk kam asnjë dyshim që do të kualifikohemi”, përfundoi Messi.

Në grupin B, Kolumbia ka siguruar kualifikimin me 6 pikë, ndërsa Paraguai (2), Katari (1) dhe Argjentina pozicionohet e fundit me vetëm 1 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco