Kampionati Europian U-21/ Polonia bën surprizën ndaj Italisë

Kampionati Europian U-21/ Polonia bën surprizën ndaj Italisë

23:45, 19/06/2019

Italia U-21 u mund në sfidën e dytë të Grupit A me shifrat e ngushta 0-1 përballë Polonisë, në kampionatin Europian për 21-vjeçarë, që po zhvillohet në tokën e tyre.

Në “Renato Dall’Ara” të Bolonjës, ndeshja u zhbllokua në minutën e 40-të nga Bielik, që goditi saktë me të majtën një top që mbeti në hyrjen e zonës.

Edhe pse me disa yje nga Seria A, “axurrët” nuk arritën që të paktën të barazojnë deri në fundin e ndeshjes.

Orsolini ia doli barazojë shifrat në minutën e 44-t, por goli u anulua me VAR për pozicion jashtë loje.

Kjo ishte fitorja e dytë për Poloninë U-21, që tashmë shkon në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Italia mbetet e dyta me 3 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco