Douglas Costa i qëndron besnik Juventusit

Douglas Costa i qëndron besnik Juventusit

22:18, 19/06/2019

Ishte në listën e atyre që duhet të largoheshin këtë verë, por emërimi i Maurizio Sarrit si trajneri i Juventusit, ka bërë që braziliani Douglas Costa të ndryshojë mendim dhe të tentojë të fitojë një vend titullari në skuadër.

Braziliani iu bashkua Juventusit dy sezone më parë, por problemet me dëmtimet dhe shpesh herë zgjedhjet e Allegrit, bënë që të mos luante mjaftueshëm, gjë që nuk e ka miratuar as në daljet publike.

Megjithatë Maurizio Sarri është një trajner që preferon të luajë me skemën 4-3-3 dhe Douglas Costa është njeriu ideal për të dy krahët e sulmit, pasi shquhet për teknikë të lartë dhe shpejtësi, që mund të vërë në vështirësi mbrojtjet kundërshtare.

Në një intervistë nga “Capo Verde”, ku po kalon pushimet, braziliani pranoi se e simpatizon Sarrin dhe se ka vendosur të qëndrojë te Juventusi, për të tentuar të shndërrohet në një titullar të padiskutueshëm te ekipi bardhezi.

“Kam edhe 3 vite kontratë te Juventusi dhe nuk kam ndërmend të largohem. Sarrin nuk e njoh personalisht, por e kam ndjekur kur ishte te Napoli dhe besoj se këtë vit do të bëjmë një sezon mjaft të mirë, duke prodhuar edhe lojë të bukur”, tha braziliani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco