Dinamo e Bukureshtit i ndërpret kontratën Naser Alijit

Dinamo e Bukureshtit i ndërpret kontratën Naser Alijit

20:50, 19/06/2019

Mbrojtësi i Kombëtares, Naser Aliji, ka mbetur pa ekip nga dita e sotme, dhe tashmë duhet të gjejë një klub të ri.

25-vjeçarit me origjinë nga Kumanova, i është ndërprerë kontrata nga ana e klubit të Dinamos së Bukureshtit, menjëherë pas largimit të trajnerit Mirçea Redniç, raporton “Telekom” në Rumani.

Bashkë me Alijin, klubi ka larguar edhe shumë lojtarë të tjerë, duke nisur kështu një fushatë spastrimesh.

Në gjashtë muaj me Dinamon, Aliji luajti 15 ndeshje, por tashmë pritet të kalojë në ndonjë klub tjetër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco