Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Drejtuesit e Juventusit dëshirojnë një mesfushë ‘gjelash’

Drejtuesit e Juventusit dëshirojnë një mesfushë ‘gjelash’

18:30, 19/06/2019

Një mesfushë e gjitha franceze. Kjo është dëshira e drejtuesve të Juventusit, të cilët janë duke parë me kujdes mundësitë e transferimit të dyshes Pogba-Rabiot.

Mesfushori i Manchester United e ka deklaruar hapur dëshirën e tij për t’u larguar nga “Old Trafford”, ndërsa Rabiot është drejt përfundimit të kontratës me PSG-në dhe prej kohësh bardhezinjtë kanë nisur tratativat me lojtarin.

Kampionët në fuqi të Italisë po kërkojnë të përforcojnë mesfushën, pasi pritet që dhe disa prej emrave aktualë që ata kanë në dispozicion mund të largohen.

Pogba kushton 140 milionë euro dhe në garë për të siguruar shërbimet e francezit është Reali i Madridit, ndërsa Rabiot mund të vijë me parametra zero.

Akordi mes Juventusit dhe menaxheres së Rabiot që është njëkohësisht edhe e ëma e Rabiot është arritur, një pagë që kap shumën 7 milionë eurove në sezon, teksa pritet një konfirmim nga ana e mesfushorit.

Nëse Rabiot do të transferohet, ky do të ishte operacioni i radhës që bardhezinjtë realizojnë me parametra zero, pas atyre të Ramsey, Khedirës, Emre Can dhe Pogbas në 2012-ën.

Për këtë të fundit, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” për të ulur disi kostot e transferimit po shqyrtojnë mundësinë që në bisedime të përfshijnë edhe ndonjë prej lojtarëve që ata kanë në dispozicion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco