Kapiteni i Fiorentinës: Mes Italisë dhe Shqipërisë zgjodha dëshirën e babait tim

Kapiteni i Fiorentinës: Mes Italisë dhe Shqipërisë zgjodha dëshirën e babait tim

17:50, 19/06/2019

Kapiteni i të rinjve të Fiorentinës, Erald Lakti, u thirr nga ekipi i parë në ndeshjen e fundit të Serisë A.

Mesfushori shkodran cilësohet si një futbollist me të ardhme të madhe, që pritet të ketë hapësirën me skuadrën e njohur italiane.

Shumë tymnajë ka pasur pas deklaratës që ai bëri në lidhje me të ardhmen e tij për mediat italiane para disa kohësh ku shprehej se ishte i pavendosur për të ardhmen e tij, por kjo gjë ka marrë fund, pasi lojtari në një intervistë të fundit për “shkodrasport” i ka dhënë fund gjithçkaje.

“Unë mund të vendosja të luaja për Italinë, por vendosa për Shqipërinë, për shkakun e dëshirës së babait. Ishte dëshira e tij të përfaqësoja ngjyrat kuq e zi”.

I pyetur për perspektivat e të ardhmes, ai u shpreh: “Kam një kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2023 dhe do të jem pjesë e saj”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco