Barcelona i vendos çmimin Liverpoolit për Ousmane Dembele

Barcelona i vendos çmimin Liverpoolit për Ousmane Dembele

17:12, 19/06/2019

Jurgen Klopp është në kërkim të një sulmuesi krahu dhe një prej dëshirave të mëdha të tij është Ousmane Dembele.

Francezi u transferua te Barcelona para 2 vitesh, ku shihej si zëvendësuesi i Neymar, por nuk pati një paraqitje shumë të mirë, kjo edhe për faktin se u penalizua edhe nga dëmtimet.

Sipas mediave spanjolle, për lojtarin ka shprehur interes Liverpooli, trajneri i të cilëve e do me çdo kusht në skuadër.

Barcelona ka vendosur një çmim për të gjithë të interesuarit për sulmuesin.

Sipas “As”, çmimi që klubi blaugrana ka vendosur është 105 milionë euro.

Drejtuesit e Liverpoolit e shohin si shumë të lartë këtë çmim dhe po mendohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco