Feronikeli dhe Prishtina mësojnë rivalët e raundit të dytë kualifikues në Europë

Feronikeli dhe Prishtina mësojnë rivalët e raundit të dytë kualifikues në Europë

15:45, 19/06/2019

Nëse Feronikeli arrin të fitojë në rundin paraeliminator, klubi drenicas do të përballet me danezët e Kobenhavn, në kuadër të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Prishtina në rast se bën befasinë e madhe ndaj Rangers, në raundin tjetër mund të përballet me njërën nga këto skuadra, Cork Cityn e Irlandës, Progres të Luksemburgut ose Cardiff Met të Uellsit.

Në rast se Ferronikeli nuk arrin triumfin në turin e parë kualifikues, atëherë skuadra nga Drenasi do ta ketë mundësinë të luajë në Ligën e Evropës, në rundin e dytë.

Aty drenicasit do të përballen me klubin nga Sllovakia, Slovan Bratislava, apo klubin nga Mali i Zi, Sutjeska.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco