Befasia nga CAS-i, reagon zyrtarisht Skënderbeu: Ja çfarë njoftimi na erdhi sot...

Befasia nga CAS-i, reagon zyrtarisht Skënderbeu: Ja çfarë njoftimi na erdhi sot...

15:03, 19/06/2019

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka shtyrë sërish datën e vendimit për Skënderbeun.

Lajmi është konfirmuar nga klubi korçar nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ku thuhet se bardhekuqtë do të njihen me vendimin në datën 12 korrik dhe jo në 21 qershor, siç ishte parashikuar më parë.

Drejtuesit e Skënderbeut janë njoftuar për shtyrjen e vendimit nëpërmjet një emaili të mbërritur nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Me shtyrjen e vendimit, shuhen edhe shpresat e Skënderbeut për të marrë pjesë këtë sezon në eliminatoret e Europa Leagues.

Njoftimi i plotë i Skënderbeut:

“CAS shtyn datën e vendimit”

Të dashur tifozë dhe sportdashës të KF Skënderbeu, ju bëjmë me dije se palët në gjykim janë njoftuar sot nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për shtyrjen e vendimit përfundimtar.

KF Skënderbeu do të njihet me vendimin në datë 12 korrik…

Me Respekt,

KF Skënderbeu

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco