3 blerje të çmendura/ Formacioni i Barçës sezonin e ri, ndryshon pozicioni për Messin

3 blerje të çmendura/ Formacioni i Barçës sezonin e ri, ndryshon pozicioni për Messin

12:29, 19/06/2019

Neymar, Griezmann dhe De Ligt pritet që ditët në vijim të zyrtarizojnë kalimin tek Barcelona.

Sulmuesi brazilian pas raportit të krisur me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, i ka kërkuar këtij të fundit që të lejojë rikthimin e tij drejt “Camp Nou”.

Përveç Neymarit, gjithmonë sipas medieve më 1 korrik Griezmann do të veshë fanellën e Barcelonës me drejtuesit katalanas që janë të vendosur të paguajnë klauzolën e lirimit të francezit.

Tjetër blerje e bujshme do të jetë edhe kartoni i talentit holandez të Ajaxit, De Ligt, shkruan SYRI.net.

Në rast se kryhen këto transferta në fazën ofensive, atëherë Messi sezonin e ri do të ndryshojë pozicion duke u tërhequr në rolin e mesfushorit trikuartist, ndërsa treshja e sulmit do të përbëhet nga Griezmann, Neymar dhe Dembele.

Arthur dhe De Jong do të plotësojnë mesfushën, ndërsa në mbrojtje do të pozicionohet Alaba, Umtiti, De Ligt dhe Semedo. Porta do t’i besohet Ter Stegenit.

Ja formacioni i mundshëm i Barcelonës për sezonin e ardhshëm:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco