Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Capello mbështet strategjinë e Realit: Janë kthyer përsëri ‘galaktikët’

Capello mbështet strategjinë e Realit: Janë kthyer përsëri ‘galaktikët’

23:52, 18/06/2019

Fabio Capello është i bindur se Real Madridi ka kthyer përsëri periudhën e artë të klubit, atë të “galaktikëve”, pasi mendon se Florentino Perez i është kthyer planit të vjetër për të blerë një apo dy yje në vit dhe për të ndërtuar një superskuadër për një cikël tjetër fitues.

“Janë kthyer përsëri ‘galaktikët’. Hazard është një prej tyre. I njoh lojtarët që ka blerë Perez dhe mendoj se do të ndihmojnë shumë. Realit i duheshin njerëz të rinj me më shumë uri dhe mendoj se tani Reali po blen shumë mirë. Ka ndryshime ciklesh gjithmonë. Unë për shembull nuk e imagjinoja dot Realin pa Roberto Carlos, kurse sot është e vështirë të blesh një mbrojtës qendre nëse ikën Ramos”, tha italiani për “Marca”.

Ndërkohë, në listën e dëshirave të Realit janë emra si Pogba, Neymar e Mbappe.

“Pogba është një lojtar i madh. Ai ka cilësi, fizik dhe ka prezencë. E njoh nga etapa e tij te Juventusi dhe e kam ndjekur edhe te Manchester United. Neymar është gjithashtu një lojtar i madh, por i mungon përulësia. Unë mendoj se Mbappe do të fitojë disa herë ‘Topin e Artë’, do të më pëlqente shumë në ekip. Ai ka shpejtësi, cilësi dhe hap”, theksoi Capello.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco