U-21/ Franca i bën përmbysjen ‘dramatike’ Anglisë

U-21/ Franca i bën përmbysjen ‘dramatike’ Anglisë

23:31, 18/06/2019

Franca U-21 arriti që të marrë një fitore dramatike 1-2, ndaj Anglisë, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve, në Europianin U-21 që po zhvillohet në Itali.

Në takimin e luajtur në “Dino Manuci” të Cesenës, u shënuan gjithçka, penallti të humbura, gola spektakolarë, autogola si dhe karton i kuq.

Franca pati mundësi për të zhbllokuar shifrat në minutën e 25-të, me anë të një penalltie, por goditja e Musa Dembele nga 11-metra, u prit nga portieri Henderson.

Atë që nuk bëri Franca, e bëri Anglia në minutën e 54-t, me një gol fantastik personal të Fill Fouden, talentit 19-vjeçar të Manchester Cityt, që u fut mes shumë kundërshtarëve dhe e çoi topin në fundin e rrjetës.

Anglia shënoi sërish në të 60-tën, por goli u anulua me VAR për një pozicion jashtë loje te Sesenjon.

Në minutën e 62-të, ishte Çuduri që shkaktoi një faull të rëndë në zonë, ndaj Bamba, ku ky i fundit mbeti i dëmtuar rëndë, dhe pati sërish penallti për Francën.

Por, sërish “gjelat” e vegjël gabuan, teksa këtë radhë Auar goditi shtyllën.

Pas këtij 11-metërshi, Anglia mbeti me 10 futbollistë, pasi Çuduriu ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Franca rriti dozën sulmuese.

Pas shumë goditjeve, goli i barazimit u gjet vetëm në minutën e 89-të, nga një e majtë e saktë e Ikone brenda zone.

Teksa gjithçka po shkonte drejt ndarjes së një pike, një autogol i Wan-Bisaka në radhët e “Tre luanëve” bëri që Franca të shënojë në sekondat e fundit të minutave shtesë, dhe të marrë 3 pikët e para në Grupin C.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco