Milani i kërkon UEFA-s marrëveshjen e çuditshme

Milani i kërkon UEFA-s marrëveshjen e çuditshme

23:11, 18/06/2019

Milani mund të mos luajë në Europa League në sezonin e ardhshëm, edhe pse kanë arritur të sigurojnë pjesëmarrjen.

Siç raportojnë mediat në Itali, Milani ka kërkuar një marrëveshje me UEFA-n, për t’u përjashtuar një vit nga garat evropiane.

Kjo marrëveshje është në këmbim që skuadrës të mos i kufizohen shpenzimet në merkaton e verës.

UEFA pritet të japë përgjigje brenda 71 orëve dhe në rast se kjo pranohet atëherë Gazdis do të mund të shpenzojë lirshëm në merkato.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco