Interesimi në merkato/ De Ligt i kthen përgjigje Barcelonës

Interesimi në merkato/ De Ligt i kthen përgjigje Barcelonës

22:18, 18/06/2019

Matthijs De Ligt e ka refuzuar ofertën e Barcelonës dhe nuk do të veshë fanellën e blaugranave sezonin tjetër.

Të paktën, kështu shkruan spanjollja “Cadena SER”, e cila thekson se vetë lojtari ka hedhur poshtë një ofertë nga Barcelona, edhe pse klubi kishte rënë dakord me Ajaxin, që transferimi të kryhej për shifrën e 75 milionë eurove.

Agjenti Mino Raiola ka qenë deçiziv për këtë refuzim nga ana e De Ligt.

Vetë presidenti i Barcelonës, Bartomeu, kishte udhëtuar për në Amsterdam për ta bindur lojtarin, siç bëri disa muaj më parë me De Jong, por këtë radhë duket se nuk e ka arritur qëllimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco