Mesfushori kryen vizitat mjekësore te Milani

Mesfushori kryen vizitat mjekësore te Milani

20:49, 18/06/2019

Ditën e sotme mesfushori Rade Krunic ka zhvilluar vizitat mjekësore te Milani.

Krunic u ble nga skuadra e Empolit për afro 8 milionë euro. 25-vjeçari shihet si një përforcim i mirë për mesfushën e kuqezinjve.

Pas 4 sezoneve me Empolin, ai vendosi të largohet pas interesimit të një klubi të madh si Milani.

Në Serie A ai luajti 33 ndeshje, duke pasur një sezon shumë të mirë sa ra dhe në sy të drejtuesve kuqezi. Gjithashtu ai shënoi 5 gola.

Pas Krunic, Milani është në kërkim edhe të një mesfushori tjetër. Sipas mediave italiane lojtarët e tjerë që pëlqehen për pozicionin e mesfushës janë Stefano Sensi i Sasuolos dhe Amadu Diavarra i Napolit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco