Leonadro në tratativa për të sjellë te PSG-ja brazilianin e Juventusit

Leonadro në tratativa për të sjellë te PSG-ja brazilianin e Juventusit

19:55, 18/06/2019

E ardhmja e Douglas Costës, mesfushorit të avancuar të Juventusit, mund të jetë te PSG-ja.

Sipas “France Football”, drejtori i ri sportiv i francezëve, Leonardo, ka takuar agjentin e brazilianit në Paris dhe e ka pyetur si fillim, për të grumbulluar informacionet paraprake mbi lojtarin.

Douglas Costa ka një raport shumë të mirë me vetë Leonardon dhe tratativa mund të konkretizohet gjatë verës.

Parizienët para se të blejnë, do të duhet që të shesin disa lojtarë, për të shpëtuar nga sanksionet e “Fair Play Financiar”.

Kështu që priten zhvillime të reja nga ky operacion, i cili do t’i bënte mirë të dyja klubeve, në qëllimet aktuale që ato kanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco