Rrëfimi tronditës i ish-sulmuesit të Brazilit: Kur isha me pushime nisa drogën, u tundova

Rrëfimi tronditës i ish-sulmuesit të Brazilit: Kur isha me pushime nisa drogën, u tundova

17:45, 18/06/2019

Ish-sulmuesi brazilian, Mario Jardel, ka shtangur së fundmi me rrëfimin e tij në një intervistë.

Shtatlarti, i cili ka luajtur 10 ndeshje me Kombëtaren e Brazilit, në një intervistë për Pilhado në kanalin e tij në “You Tube”, ka pranuar se gjatë pushimeve, kur ai ka qenë lojtar, ka konsumuar drogë.

“U futa në atë botë prej kuriozitetit, kur luaja për klube të Europës. U njoha me disa njerëz, të cilët më ofronin drogë. Nisa të konsumoja drogë sistematikisht, kur isha me pushime. Gjatë sezonit nuk mundesha të konsumoja, sepse duhej të kaloja në kontroll anti-dopingu. Është një problem i futbollit ky. Kisha shumë para dhe kishte shumë kurthe, shoqëri dhe tundime”, ka thënë Jardel

45-vjeçari, ka luajtur për Porton, Gallatasarajin, Bolton, Ankonën, Sportingun dhe disa skuadra të tjera në Brazil gjatë karrierës së tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco