Trajneri i Qarabag vlerëson Partizanin: Klubet shqiptare janë të disiplinuara

Trajneri i Qarabag vlerëson Partizanin: Klubet shqiptare janë të disiplinuara

16:42, 18/06/2019

Trajneri i Qarabag, Qurban Qurbanov, ka komentuar sot shortin e turit të parë të Ligës së Kampioneve, që ka vënë skuadrën e tij përballë Partizanit.

Vitin e kaluar ai ishte në vendin tonë si rival i Kukësit, ndërsa këtë vit do të luajë përballë kryeqytetasve, në një sfidë të cilën ai nuk e parashikon të lehtë.

Si zakonisht, do të përballemi me një kundërshtar të vështirë. Klubet shqiptare janë shumë të disiplinuara, do të kemi përballje të vështira, siç e dimë. Ajo skuadër do të punojë me një trajner të ri dhe do jetë një rival me të cilin nuk jemi ndeshur më parë, ndoshta mund të bëjnë edhe transferime të reja. Ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm”, tha Gurbanov për faqen e klubit azer.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco