Arrihet akordi, Tirana po transferon ish-lojtarin e Partizanit

Arrihet akordi, Tirana po transferon ish-lojtarin e Partizanit

11:24, 18/06/2019

Tirana duket se do të rikthehet në majë të futbollit shqiptar, të pakten merkaton po e bën që skuadra të shkojë në krye të klasifikimit. Agustin Torassa dhe Elton Cale janë zyrtarizuar në kampin bardheblu, ndërsa goditje a radhës ka ardhur.

Sipas telesport, mesfushori Idriz Batha do t'u bashkohet kryeqytetasve dhe gjithçka është kryer. Gjirokastriti ka gjetur akordin me drejtuesit dhe tashmë mbetet vetëm prezantimi i tij që me shumë mundësi do të vijë ditën e sotme.

Batha ishte dhe pranë Kukësit, por në fund vendosi për Tiranën duke qenë se bardheblutë i jepnin më shumë para në momentin e firmës. 27-vjeçari nuk do të pritet shumë mirë nga tifozët duke qenë se më herët ka luajtur për Partizanin.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco