Barça në sulm për të transferuar Neymar, ofron 100 milionë euro plus 3 ‘yjet’ e skuadrës

Barça në sulm për të transferuar Neymar, ofron 100 milionë euro plus 3 ‘yjet’ e skuadrës

11:05, 18/06/2019

Neymar është shumë pranë rikthimit te Barcelona.

Sipas portalit brazilian “Globoesporte”, Barcelona ka hapur bisedimet me Paris Saint-Germain mbi një marrëveshje për të ri-nënshkruar me Neymarin, shkruan SYRI.net.

Po i njëjti burim zbulon se klubi katalanas pritet të paguajë 100 milionë euro në arkat e PSG-së, teksa në transferim do të përshijë edhe kartonin e Rakitiç, Dembele dhe Umtitit.

Muajt e fundit ka pasur spekulime të forta rreth të ardhmes së 27-vjeçarit dhe tashmë duket më e mundshme për tu besuar një kthim i Neymarit në “Camp Nou”.

Në Brazil janë të bindur se Neymar do të rikthehet te Barcelona për të formuar sërish “MSN” e famshme.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco