Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

Pas largimit nga Roma, Totti ka në dorë 3 oferta të lakmuara

Pas largimit nga Roma, Totti ka në dorë 3 oferta të lakmuara

10:50, 18/06/2019

Pas 30 vitesh si lojtar dhe drejtues, Francesco Totti i ka dhënë lamtumirën Romës.

Ish-ylli italian sot ka udhëtuar në pushime me ish-bashkëlojtarin e tij te Roma, Alberto Aquilani.

Pasi të përfundojë pushimet, Totti pritet të nisë një punë të re. Ish-kapiteni legjendar i Romës ka tri oferta të cilat do t’i shqyrtojë së shpejti.

Totti mund të jetë fytyrë e FIFA-s, propozim të cilin e ka marrë nga presidenti i organizatës.

Ish-kapiteni romak ka një ofertë edhe nga Federata e Italisë ku i është ofruar një pozicion drejtues.

Ndërsa në krahun tjetër presidenti i Sampdorias, Ferrero i ka propozuar Tottit duke i thënë se mund t’i ofrojë çfarëdo pozicioni që ai dëshiron te ky klub.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco