Falcao: Messi kritikohet më shumë sepse është më i miri në botë

Falcao: Messi kritikohet më shumë sepse është më i miri në botë

10:23, 18/06/2019

Falcao i ka dalë në mbrojtje Lionel Messit.

Pas humbjes së Argjentinës 2-0 nga Kolumbia, Lionel Messi u kryqëzua nga mediat të cilat e kritikuan për paraqitjen në ndeshjen e parë në Kupën e Amerikës.

Sipas Falcao, Messi do të kritikohet gjithmonë, luajti mirë apo keq, sepse është futbollisti më i mirë në botë.

“Nëse Messi shënon një gol do t’i kërkojnë dy nga ai. Nëse shënon nga gjuajtja e lirë, do të thonë kundërshtarët nuk ishin rreshtuar mirë. Nëse Argjentina humb, do të flitet se është faji i tij. Ky është çmimi që ai duhet të paguajë si lojtari më i mirë në botë”, deklaroi Falcao.

Messi ka zhvilluar një ndër sezonet më të mira në karrierë me Barcelonën, ku fitoi La Ligan.

Ai e mbylli sezonin 2018/19 me 51 gola në 50 paraqitje si dhe ka dhuruar 22 asistime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco