U dëmtua në ndeshjen e parë, lojtari i Interit mbyll para kohe Kupën e Amerikës

U dëmtua në ndeshjen e parë, lojtari i Interit mbyll para kohe Kupën e Amerikës

23:49, 17/06/2019

I dëmtuar në ndeshjen debutuese, pikërisht në fitoren e Uruguait 4-0 kundër Ekuadorit, mesfushori Matias Vecino është i detyruar t’i japë fund para kohë Copa America 2019, pasi dëmtimi i pësuar në minutën e 79-të rezultoi më i rëndë sa parashikohej.

Ekzaminimet e kryera gjatë ditës së sotme nga stafi mjekësor i skuadrës së drejtuar nga Oscar Tabarez kanë zbuluar se bëhet fjalë për një dëmtim muskulor në bicepsin femoral në kofshën e djathtë, që e detyron futbollistin e Interit të qëndrojë jashtë për 1 muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco