Alioski bën gjestin e pabesueshëm, rikthehet te restoranti ku e përzunë sepse fliste shqip

Alioski bën gjestin e pabesueshëm, rikthehet te restoranti ku e përzunë sepse fliste shqip

17:25, 17/06/2019

Racizmi është i përhapur kudo në botë dhe së fundmi “pre” e këtij fenomeni ra dhe futbollisti me origjinë shqiptare i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, të cilit i kërkuan të dilte jashtë nga lokali vetëm se foli në gjuhën shqipe.

Kur e kuptuan se bëhej fjalë për lojtarin e kombëtares së tyre, Alioski, ata i kërkuan falje, por ai vendosi të largohej së bashku me familjen e tij.

Një tjetër gjest simbolik do të vinte më pas. Ai ka shkuar sërish në të njëjtin restorant për t’i dhuruar një fanellë pjesëtarëve të atij restoranti: “Kjo ishte për inat të tyre, për inat të urrejtjes së tyre”, shprehet i buzëqeshur Alioski.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco