Totti i thotë mirupafshim Romës: Shumë e shëmtuar dhe e rëndë, por drejtuesit...!

Totti i thotë mirupafshim Romës: Shumë e shëmtuar dhe e rëndë, por drejtuesit...!

15:02, 17/06/2019

Pas 30 vitesh si lojtar dhe drejtues, Totti i jep lamtumirën Romës.

Në një deklaratë për mediat, ish-kapiteni legjendar bëri me dije se do të largohet për shkak të raporteve jo të mira që ka me drejtuesit dhe presidentin e klubit.

“Falënderoj presidentin Malago, që më dha mundësinë që të jem këtu. Në orën 12:41. 17 qershor 2019, unë dërgova një email tek Roma, ku dhashë dorëheqjen. Nuk e besoja që po ndodhte, sepse për mua është shumë e shëmtuar dhe e rëndë, por duke marrë parasysh kushtet, ishte e drejtë për të marrë këtë vendim. Unë kurrë nuk pata dhe nuk më dhanë mundësi operacionale për të punuar si teknik tek Roma.E kam menduar gjatë këtë vendim, thuajse që nga muaji prill dhe konkluzioni ishte që duhet të vendosja në të mirë të Romës, për shkak të dashurisë që kam për këtë ekip dhe këto ngjyra. Presidentët ikin e vinë, trajnerët e futbollistët gjithashtu, por flamujt jo. Nuk di çfarë të them më”, tha Totti në fjalën e tij, e cila u shoqërua nga duartrokitjet e të pranishmëve.

Me këtë fjalim, Totti i tha “Mirupafshim” Romës, skuadrës së vetme të karrierës së tij sportive, të cilën nuk e ndërroi asnjëherë kur luante futboll dhe prej dy vitesh shërbente si drejtues.

Largohet kështu një tjetër legjendë, apo flamur i kësaj skuadre, që identifikohej me vetë skuadrën verdhekuqe, një lëvizje kjo që vjen vetëm një muaj pas vendimit për largimin e Daniele De Rossit.

 “Popullit roman duhet t’i them vetëm faleminderit, pasi më kanë trajtuar me respekt si brenda, ashtu edhe jashtë fushës. Do të vazhdoj të bëj tifo për Romën, pasi është një skuadër e zemrës time dhe për mua ka reputacion ndërkombëtar. Kam punuar me pasion dhe dëshirë për të bërë më të mirën për këtë skuadër, ndërsa tashmë do të vazhdoj të mbështes ekipin si tifoz. Është një mirupafshim, jo një lamtumirë, pasi në këto momente do të marr rrugë të tjera dhe në kohën e duhur, do të jem gjithmonë gati për t’u rikthyer”, tha Totti në fjalën e tij.

“Për momentin ka shumë gjëra që mund të bëj dhe nga tani do të filloj të marr në konsideratë të gjitha ofertat që kam në tavolinë, për të vendosur atë që mund të bëj më mirë dhe ta bëj me shumë dashuri”, tha Totti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco