Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Griezmann e presin te Barça, Bartomeu me deklaratën e fundit i ‘trullos’ të gjithë!

Griezmann e presin te Barça, Bartomeu me deklaratën e fundit i ‘trullos’ të gjithë!

14:40, 17/06/2019

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka folur në lidhje me nënshkrimin e mundshëm të sulmuesit të Atletico Madrid, Antoine Griezmann.

Duke folur për "Rac1”, kreu i klubit blaugrana u shpreh shkurt e prerë: “Nuk ka asgjë të vërtetë”!

Bartomeu ka mohuar se po përpiqen si klub për të siguruar shërbimet e yllit francez: "Ne e kemi thënë gjithmonë, nuk kemi biseduar me të. Nuk ka asgjë të re në këtë drejtim, as këto ditë. Në funksion të sezonit të ardhshëm, ne jemi duke bërë një menaxhim të ngadaltë dhe të sigurt të situatave në merkato".

Griezmann ka klauzolë me vlerë 125 milionë eurove dhe prej kohësh në media po përflitet që sezonin e ri do të luajë në sulm me Lionel Messin dhe Luis Suarezin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco