E bujshme/ Pas trajnerit, Partizani zyrtarizon transfertën e parë në merkato

E bujshme/ Pas trajnerit, Partizani zyrtarizon transfertën e parë në merkato

14:05, 17/06/2019

William Cordeiro Melo sezonin e ri do të veshë fanellën e Partizanit.

Mbrojtësi 25-vjeçar, i cili shkëlqeu me Kukësin sezonin e kaluar, firmosi ditën e sotme kontratë 1 vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për 1 vit tjetër.

Melo me kontratën e re tek Partizani thuhet se do të përfitojë 4 mijë euro në muaj. Përveç përfitimeve nga rroga, në kontratë janë cituar edhe disa klauzola të tjera, nga të cilat përfitimi i brazilianit do të jetë më i madh në përfundim të edicionit të parë.

Menjëherë pas nënshkrimit, braziliani do të jetë në dispozicion të trajnerit Lerda i cili u zyrtarizua në stolin e Partizanit.

Në sezonin që sapo u mbyll, Melo u aktivizua me Kukësin në 33 ndeshje në kampionat dhe arriti të shënojë 5 gola.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco