Man United ‘shopping’ te Barcelona, dy ‘yje’ për të zëvendësuar Pogbanë

Man United ‘shopping’ te Barcelona, dy ‘yje’ për të zëvendësuar Pogbanë

12:07, 17/06/2019

Me Paul Pogban gjithnjë e më pranë largimit, Manchester United po mendon për zëvendësuesin e mesfushorit francez.

Gazeta spanjolle me bazë në Barcelonë, “Mundo Deportivo”, shkruan se drejtuesit e “Djajve të Kuq” po monitorojnë, Ivan Rakitic dhe Philippe Coutinhon, shkruan SYRI.net.

Dysha e Barcelonës po shihet si mundësia më e mirë për të plotësuar hapësirën që do të krijohet pas largimit të Pogbasë.

Dje, Paul Pogba la të kuptohet se gjatë merkatos së verës do të largohet nga Manchester United, në kërkim të një sfide të re në një vend tjetër.

“Është koha e duhur për një sfidë të re në një vend tjetër”, tha Pogba të dielën gjatë një ngjarjeje komerciale në Tokio, duke e alarmuar Real Madridin, klubin që ka kohë që ka shprehur interesim të madh për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco