Trajneri i ri/ Olsi Rama: Gegën e urova të jetë si Vengeri, ja përse zgjodha Lerdën

Trajneri i ri/ Olsi Rama: Gegën e urova të jetë si Vengeri, ja përse zgjodha Lerdën

11:43, 17/06/2019

Partizani ka prezantuar trajnerin e ri, Franco Lerdën.

Në ambientet e klubit të kuq, drejtori sportiv, Olsi Rama tha se trajneri italian ishte profili që bindi më shumë.

“Hapet një histori e re për Partizanin. Nisëm kërkimet për trajnerin e ri. Kemi parë shumë profile dhe trajnerë interesantë, për arsye nga më të ndryshme nuk u gjet marrëveshja.

Profili i trajnerit që më bindi më shumë mua dhe bashkëpunëtorët, ishte Franko Lerda. Një trajner i ri, që ka bërë shumë mirë në karrierën e vetë. Ka trajnuar Leçen dhe Torinon. Jemi të kënaqur dhe mendoj që vizioni i tij për punë do jetë vlerë e shtuar për klubin e Partizanit dhe ekipin tonë”, tha fillimisht ai.

Gjithashtu Rama është shprehur se një falënderim i madh shkon për trajnerin Gega që riktheu titullin kampion, pas 26 vitesh.

“Është kënaqësi që rikthehemi me titullin kampion si kujtim i bukur. Mbyllëm kampionatin me sukses dhe falënderimi i shkon stafit dhe trajneri Gega për kthimin e titullit pas 26 vitesh. Gjithashtu falënderoj stafin teknik dhe lojtarët që erdhën ne fillim dhe u shtuan.

Për Gegën urova të jetë si Venger po nuk mendova titullin. E fituam titullin dhe jam i mendimit që një projekt të jetë i gjatë dhe idetë e trajnerit të jenë pjesë e futbollistëve në mënyrë të vazhdueshme. Trajneri u largua për arsyet e veta personale. Vjet bëmë një hap të madh dhe tani shpresoj të bëjmë një tjetër hap të madh duke parë stërvitjen dhe marrëdhënien dhe të ngremë nivelin tekniko-taktik të skuadrën”, vijoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco