Partizani prezanton trajnerin e ri, Lerda: Skuadër dinjitoze për Champions, me shqiptarët...

Partizani prezanton trajnerin e ri, Lerda: Skuadër dinjitoze për Champions, me shqiptarët...

11:29, 17/06/2019

Partizani paraditen e së hënës ka prezantuar trajnerin e ri.

Franco Lerda do të ulet në stolin e kampionëve të Superligës duke zëvendësuar Skënder Gegën e larguar në fundin e sezonit.

Nga konferenca për shtyp nga ambientet e Partizanit, Franko Lerda është shprehur se është kënaqësi për të jetë këtu, ndërsa nënvizoi se objektivi është të ndërtojnë mentalitet, stil dhe imazh për skuadrën.

“Për mua është kënaqësi të jem këtu në këtë vend të ri. Vend i cili është i afërt edhe nga ana kulturore me Italinë. Jam krenar që do të përfaqësoj këtë klub. E njihja si klub se ndjek kampionatet, por e njihja gjithsesi. Objektivi ynë primar është të përgatitim ndeshjet e Champions, i pari është të përgatitim sa më mirë ndeshjen. Duke folur me Olsin dhe presidentin, objektivi ynë është të krijojmë mentalitet stil e imazh për skuadrën. Nëpërmjet punës, idesë së futbollit për rritjen e tij”, tha fillimisht ai.

Gjithashtu Lerda  tha se gjatë karrierës së tij ka punuar me lojtarë shqiptarë.

"Ka trajnuar lojtarë shqiptarë edhe në Itali, si Memushaj dhe Çani", vijoi italiani.

Trajnerët italian te Partizani…

Nuk mund të flas për problemet që kanë pasur bashkëkombësit e mi më përpara. Projekti që më ofruan drejtuesit ishte shumë ambicioz. Unë jam një njeri ambicioz.

Merkato…

Për momentin nuk kam asnjë lojtar specifik që i kam kërkuar drejtuesve. Me merkaton do të merret drejtori Olsi Rama.

Ne do të fokusohemi, do të përgatisim skuadrën për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në Champions. Jam entuziast dhe optimist që do të bëjmë gjëra të mira.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco