Al-Khelaifi hedh ‘bombën’: Duhet punë. Kush është i pakënaqur, mund të largohet!

Al-Khelaifi hedh ‘bombën’: Duhet punë. Kush është i pakënaqur, mund të largohet!

10:30, 17/06/2019

Presidenti Nasser Al-Khelaifi ka bërë të qartë se shumë shpejtë gjërat do të ndryshojnë te kampionët e Francës, duke lënë të kuptohet se do të ketë largime të rëndësishme.

Al-Khelaifi në një intervistë për “L’Equipe” është treguar i ashpër me atë se çfarë po ndodh me ekipin e tij: “Nuk dua më gjëra të tilla’’.

 “Futbollistët duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre, nuk janë këtu për t’u argëtuar por për të punuar më fort. Nuk do të pranoj më sjellje sikur të jenë zonja e parë apo njerëz të famshëm. Nëse nuk pajtohen, dyert janë të hapura”, theksoi Al-Khelaifi.

Gjiganti francez ka shpenzuar miliona euro për të ndërtuar një skuadër konkurruese në Europë, por fatkeqësisht deri tani ata nuk kanë arritur të prekin më shumë se sa çerekfinalet e Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco