Zbulohen dy objektivat kryesore të Interit në merkato

Zbulohen dy objektivat kryesore të Interit në merkato

10:23, 17/06/2019

Me ardhjen e Antonio Conte në pankinë, Inter po kërkon të jetë sa më konkurrues në garën për titullin e Serisë A.

Zikaltërit janë duke kërkuar dy mesfushorë për të përmbushur kërkesat e teknikut italian.

Emri i parë që del në skenë është ai i mesfushorit të Cagliarit, Nicollo Barella që po pëlqehet shumë nga drejtuesit e skuadrës.

Buxheti do të jetë i destinuar për të, por Ausilio po mendon gjithashtu edhe rikthimin e Mateo Kovacic. Kroati i cili u shit te Reali nuk ka vend në Madrid dhe në sezonin e fundit ishte i huazuar te Chelsea.

Kovacic mund të rikthehet në “San Siro” dhe të përfitoj një pagë rreth 4 milionë euro. Në vitin 2015 Interi ia shiti Realit për 38 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco