Neymar i befasuar, PSG-ja e gatshme të dëgjojë ofertat për shitjen e brazilianit

Neymar i befasuar, PSG-ja e gatshme të dëgjojë ofertat për shitjen e brazilianit

09:46, 17/06/2019

Nuk ka qetësi për tifozët e Paris Saint-Germain.

Klubi po lëshon sinjale të fortë dhe për të parën herë që prej transferimit të tij në vitin 2017, Neymar mund të jetë shumë pranë largimit nga Parisi.

E përditshmja franceze L’Equipe pretendon se klubi është gati të dëgjojë ofertat për yllin i cili ka pësuar tre dëmtime serioze brenda dy viteve të fundit.

Pronarët nga Katari e kanë cilësuar brazilianin si një lojtar që nuk po ndihmon skuadrën në momentet kritike dhe shitja e tij është vetëm çështje kohe.

“L’Equipe” pretendon se i vetmi i paprekshëm te PSG është Kylian Mbappe. Drejtuesit do të bëjnë çmos për ta mbajtur kampionin e botës, madje do të shisnin edhe Neymar.

Real Madrid dhe Barcelona janë dy destinacionet e mundshme të Neymar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco