FOTO/ Barazojnë Katari dhe Paraguai, Argjentina mbetet e fundit në grup

FOTO/ Barazojnë Katari dhe Paraguai, Argjentina mbetet e fundit në grup

23:28, 16/06/2019

Surprizon Katari. Kampionia e Azisë e cila merr pjesë si e ftuar për herë të parë në Copa America, arriti t’i rrëmbente një barazim të artë, 2-2, Paraguait në mitikun “Marcana” në Rio de Janeiro.

Katari i drejtuar nga trajneri spanjoll Sanchez Bas, arriti të rikuperojë dy gola dizavantazh në harkun e 9 minutave, duke ndarë pikët me Paraguain që në këtë sfidë vinte me mungesa të rëndësishme.

Amerikano-Jugorët kaluan shumë shpejt në avantazh me një penallti të kthyer në gol me forcë nga veterani Oscar Cardozo.

Në pjesën e dytë Derlis Gonzales dyfishoi shifrat përpara se të fillonte spektakli i azitikëve të cilët ngushtuan shifrat me sulmuesin Ali Almoez në minutën e 68-të ndërkohë që në të 77-ën Khoukhi vendosi sërish baraspeshën.

Në minutat e fundit Katari rrezikoi ta fitonte sfidën, por paraguaianët ishin me fat që morën një pikë.

Me këtë barazim mes tyre pas ndeshjeve të para në Grupin B që kryesohet nga Kolumbia, Argjentina pozicionohet në vendin e fundit.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco