EURO U-21/ Italia e nis si pretendente, përmbys Spanjën

EURO U-21/ Italia e nis si pretendente, përmbys Spanjën

23:03, 16/06/2019

Dita e sotme shënoi edhe nisjen e Europianit për moshat U-21, i cili po zhvillohet në Itali.

Vendasit italianë e nisën kompeticionin në shtëpi ndaj Spanjës, dhe arritën një fitore të madhe, 3-1 me përmbysje.

Të parët që kaluan në avantazh ishin spanjollët, që në minutën e 9-të, me një goditje fantastike me të djathtën nga jashtë zone.

Por, “axurrët” e vegjël nuk u demoralizuan, dhe në minutën e 36-të, pas një depërtimi personal nga e majta, ishte talenti i Fiorentinës, Federiko Chiesa, që shfrytëzoi një vendosje jo të mirë të portierit, dhe me një top në shtyllën e parë barazoi shifrat.

Ndërkohë, goli i dytë dhe i përmbysjes erdhi në minutën e 64-t, ku në një top të mbetur brenda zone, ishte sërish Chiesa që e shtyu në fundin e rrjetës, dhe çoi peshë stadiumin “Dall’Ara” të Bolonjës.

Për të siguruar 3 pikët e para në grupin A, mendoi Pelegrini. Ky i fundit, nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 82-të, pas një 11-metërshi të shkaktuar nga Soler, i cili u akordua me VAR.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco