FOTO/ Panik tek Italia, Zaniolo përfundon në spital pas përplasjes me portierin e Spanjës

FOTO/ Panik tek Italia, Zaniolo përfundon në spital pas përplasjes me portierin e Spanjës

22:41, 16/06/2019

Nicolo Zaniolo është kthyer në sezonin e fundit në një nga yjet më premtues të futbollit italian dhe sigurisht që me pjesëmarrjen e tij në Europianin e U21, pritej që të shihej edhe konfirmimi në arenën ndërkombëtare.

Por për djaloshin, ndeshja e sotme ndaj Spanjës nuk ka qenë një prej atyre për t’u kujtuar.

Në pjesën e parë të sfidës, pas një përplasje me portierin spanjoll Simon, ai mori një goditje në kokë.

Image

Mesfushori provoi të qëndronte në lojë, por nuk ia doli dhe u shtri në tokë duke kërkuar ndihmën e mjekëve.

Më pas, atë e larguan me barelë nga fusha dhe e nisën menjëherë drejt spitalit të qytetet të Bolonjë ku luhej ndeshja.

Në mediat italiane raportohet për tronditje të pësuar nga futbollisti, por më shumë do të mësohet pas analizave dhe testeve.

Kjo është një goditje e rëndë për Italinë e Di Biaxhos që niste turneun mes pretendentëve për të fituar, por mund të detyrohet të humbasë një nga elementët më cilësorë që në start. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco