EURO 21/ Poloni-Belgjikë, bollëk golash në sfidën hapëse

EURO 21/ Poloni-Belgjikë, bollëk golash në sfidën hapëse

21:45, 16/06/2019

Nisi me bollëk golash dhe sigurisht me spektakël Europiani i 21-vjeçarëve që po zhvillohet në Itali dhe San Marino.

Në ndeshjen hapëse, sfidë e vlefshme për Grupin A ku bëjnë pjesë edhe dy nga favoritet për trofeun, Spanja dhe Italia, Polonia mposhti 3-2 me përmbysje Belgjikën.

Leya i dha avantazhin belgëve në minutën 16-të, avantazh mëse i merituar ky për “Djajtë e Kuq”, pasi Belgjika e nisi me marshin e 5-të sfidën.

Belgët shpërdoruan shumë raste, por nuk gjetën dot golin e dytë. Me kalimin e minutave te skuadra e Walem filloi të ndihej lodhja për fillimin e shpejtë dhe aty Polonia u tregua dinake, duke ndëshkuar belgët me 3 gola, 1 në pjesën e parë dhe 2 në pjesën e dytë.

Autorët e golave për polakët ishin Zurkowski, Bielik dhe Szymanski.

Belgjika u përpoq të rikthehej në ndeshje me golin e Cools në të 84-ën, por që nuk mjaftoi për të marrë qoftë edhe një pikë në këtë sfidë, pasi gjithçka u mbyll me fitoren 3-2 të Polonisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco