Me ardhjen e Sarrit te Juventusi, ja kush është trajneri më i paguar në Serie A

Me ardhjen e Sarrit te Juventusi, ja kush është trajneri më i paguar në Serie A

21:20, 16/06/2019

Me zyrtarizimin e Maurizio Sarrit te Juventusi, tashmë mbetet vetëm trajneri i Milanit për t’u zyrtarizuar, edhe pse normalisht ai do të jetë Marco Giampaolo.

Kontrata e trajnerit që është liruar nga Sampdoria pritet të jetë 2,5 milion euro në sezon për tre vitet e ardhshme.

Sakaq, kontrata e Sarrit do të jetë deri në vitin 2022 me 6,5 milion euro në sezon, përfshirë edhe bonuset.

Ancelotti, trajneri i Napolit, fiton 5 milion euro në sezon, ndërsa Fonseca i Romas 3 milion euro në sezon.

Kështu, Antonio Conte, trajneri i Interit, vendos rekordin: 10 milion euro në sezon, përfshirë edhe bonuset.

Një rrogë që kurrë në Serie A nuk është dhënë dhe një tendencë e re: pas shumë vitesh, Interi paguan një trajner më shumë se kushdo, edhe se Juventusi, që kishte Allegrin më të paguarin me 7,5 milion euro në sezon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco