Trajneri i Uruguait ‘kërcënon’ rivalët në Kupën e Amerikës

Trajneri i Uruguait ‘kërcënon’ rivalët në Kupën e Amerikës

19:22, 16/06/2019

Pas Argjentinë-Kolumbi, Copa America ofron një tjetër sfidë të madhe në raundin e parë të ndeshjeve në grupeve.

Pikërisht Grupi C do të startojë në mesnatë me orën shqiptare me duelin Uruguai-Ekuador.

Përfaqësuesja albiceleste që është edhe skuadra më e titulluar në kompeticion me 15 trofe të fituar, edhe në këtë edicion është një nga favoritet për suksesin final.

Me lojtarë si Muslera, Godin, Gimenez, Bentancur, Vecino, Nandez, Cavani e Suarez dhe me një mjeshtër si Oscar Tabarez në stol që nuk e mposht dot as sëmundja, Uruguai i ka të gjitha kartat në rregull për t’i shkuar deri në fund Copa Americas.

Në intervistën para ndeshjes ndaj Ekuadorit, Taberez uli euforinë që ekziston në kampin albiceleste, duke mbajtur me këmbë në tokë skuadrën e tij.

Nuk ka shumë sens të dalim para të gjithëve dhe të themi që do të fitojmë Copa American, kur janë në lojë për t’u luajtur 6 ndeshje, por gjithsesi e ndjemë peshën e 15 trofeve të fituar në këtë kompeticion, një rekord absolut ky. Për të çuar Uruguain në majën e futbollit botëror, na ka kushtuar shumë dhe kemi bërë një punë të madhe te skuadrat e moshave. Me këtë grup lojtarësh që kemi në dispozicion mund të themi fjalën tonë përballë çdo skuadre. Ndaj Ekuadorit do të jetë një ndeshje e vështirë pasi ata janë një realitet i futbollit amerikano-jugor”, deklaroi Tabrez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco