Presidenti i ri i klubit italian ironizon Milanin: Shpenzoi kot 200 milionë euro

Presidenti i ri i klubit italian ironizon Milanin: Shpenzoi kot 200 milionë euro

19:04, 16/06/2019

Rocco Commiso vetëm 2 javë më parë mori nën pronësinë e tij klubin e Fiorentinës.

Ai e mori Fiorentinën në prag të rënies nga Serie A, e cila vetëm në javën e fundit e siguroi qëndrimin në kategorinë më të lartë të skuadrave italiane.

Në një intervistë për mediat italiane ai u shpreh se duhet të bëjnë kujdes në investime për merkaton.

“Dua të ndërtoj një skuadër që e bën Firencen krenare. Pretendoj një punë të madhe dhe në një kohë të shkurtër dua të shoh lojën e bukur. Ëndërroj të fitoj trofe, nuk e fsheh. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos përsërisim gabimet e skuadrave të tjera si Milani, që shpenzoi 200 milionë euro dhe nuk arriti asnjë rezultat”, shprehet Commiso.

Një vit më parë Commiso ishte shumë parë blerjes së ekipit të Milanit, por që dështoi në momentet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco