Drejtoresha e Chelseat tregon sekretin e largimit të Sarrit nga Londra

Drejtoresha e Chelseat tregon sekretin e largimit të Sarrit nga Londra

18:02, 16/06/2019

Ditën e sotme, Mauricio Sarri u zyrtarizua si trajneri i ri i Juventusit, duke u larguar nga Chelsea pas vetëm një viti.

Por si qëndron e vërteta e largimit të tij nga Londra?

Menjëherë pas zyrtarizimit të teknikut italian në krye të “Zonjës së Vjetër” , ka dhënë një intervistë për mediat e vendit të saj drejtoresha e Chelseat, Marina Granovskaia.

“Në bisedimet pas Ligës së Europës, Mauricio e bëri të qartë se sa fort dëshironte të kthehej në Itali, duke shpjeguar arsyet për të cilat dëshironte të kthehej në vendin e tij. Ai beson se është e rëndësishme të jesh më afër familjes dhe të jetosh më pak larg nga prindërit e moshuar për mirëqenien e tyre. Unë dua ta falënderoj atë për gjithçka arriti me ne dhe i uroj suksese në aventurën e re”, u shpreh 44-vjeçarja.

Arsyeja pse tekniku italian u largua nga Londra, ka qenë edhe sepse do të qëndrojë pranë familjes dhe prindërve të tij të moshuar, por edhe të drejtojë një klub të madh si Juventusi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco