Edhe Zola ikën nga Chelsea. A do t’i bashkohet Sarrit te Juventusi?

Edhe Zola ikën nga Chelsea. A do t’i bashkohet Sarrit te Juventusi?

16:09, 16/06/2019

Pas Maurizio Sarrit, Chelsea mund të përballet edhe me një largim të madh nga stafi teknik.

Është Gianfranco Zola ai që po mendon të ndajë rrugët me skuadrën londineze, pasi Sarri lëvizi për te Juventusi.

Sipas “Sky Sports”, Zola do ta lërë Chelsean këtë verë, kur kontrata e tij të skadojë, pa iu ofruar mundësi vazhdimi.

Nuk dihet ende nëse ish-sulmuesi i Parmës dhe i Chelseat do ta ndjekë Sarrin edhe te Juventusi, për ta vazhduar atje punën së bashku, apo do të shkojë në ndonjë klub tjetër.

Gjithsesi, stoli i Chelseat duket se do të zëvendësohet gjatë javëve në vazhdim.

Njeriu që pritet ta marrë drejtimin e skuadrës është Frank Lampard, i cili së fundmi ka udhëhequr skuadrën e Derby County.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco